Sport

Gattuso, trajneri i ri i Fiorentina-s


Meidat italiane raportojnë se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Fiorentina-s. Tekniku mbylli aventurën me Napoli-n dhe është gati për një aventurë të re me klubin viola.

43-vjeçari e udhëhoqi Napoli-n në 81 ndeshje, duke arritur 47 fitore, 12 barazime dhe 22 humbje. Në total, ekipi i drejtuar nga Gattuso shënoi 151 gola dhe pësoi 95. Ndërsa mesatarja e pikëve për ndeshje ishte 1.89.

Tekniku arriti të fitonte edhe një trofe me napolitanët, atë të Kupës së Italisë, në sezonin 2019/20, duke mundur në finale Juventus-in.

Më herët, Gattuso ka drejtuar Milan-in, Pisa-n, OFI-n e Kretes, Palermo-n dhe Sion-in.

Giuseppe Iachini, trajneri aktual i Fiorentina-s do të largohet pas përfundimit të kontratës me violat më 30 qershor të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore