Gareth Southgate merr përgjegjësinë për humbjen e Anglisë

SHFLETO
albanianpost
12.07.2021 11:32
Loading Icons...

Trajneri Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka marrë përgjegjësinë mbi vete për humbjen e ekipit të tij në finalen e Euro 2020, kundër Italisë.

“Më takon mua përgjegjësia e humbjes. Unë vendosa se kush do të gjuaj penaltitë. Vendosjen e bëra në bazë të asaj që futbollistët treguan në stërvitje. Andaj nëse akuzoni dikën, më akuzoni mua”, tha Gerath Sotuhgate.

Anglia u kualifikua në finalen e Kampionatit Evropian, për herë të parë në histori, por nuk mundën të shkojnë përtej këtij rekordi, pasi që në ekzekutimin e penaltive, u dorëzuan përballë italianëve.

Koha e rregull dhe ajo shtesë, nuk prodhuan fitues, pas rezultatit 1:1, andaj u desh lotaria e penaltive, për të shpallur kampionin e Evropës.

19-vjeçari anglez, Bukayo Saka, gaboi në penaltinë vendimtare, çka bëri të dëshpërohen i gjithë populli anglez, derisa përveç Saka-s, gabuan edhe Rashford e Sancho.

Saka u trondit shumë pasi nuk arriti që të gëzojë miliona tifozë, më pas ai u rrethua nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, për t’u ngushëlluar.

Derisa, Saka ishte mes lotësh, ai u përqafua nga trajneri Southgate, mendja e të cilit duhet të ishte kthyer në thyerjen e zemrës së tij në Evropianin e vitit 1996, ku Southgate njëjtë sikur Saka, humbi penaltinë vendimtare në gjysmëfinale kundër Gjermanisë.

Pas ndeshjes, trajneri Southgate tha se nuk duhet të akuzohet asnjë nga lojtarët e tij për humbjen në finale.

“Nuk mund të bëni asnjë akuzë, pasi këta janë lojtarët që kanë bërë më mirë se çdo ekip tjetër në 50 vjetët e fundit për Anglinë”, shtoi Southgate.

Saka, sikurse shumë lojtarë të Anglisë, luajtën një rol të rëndësishëm në kualifikimin në finale, të kombëtares së “tre luanëve” për herë të parë në historinë e tyre.

Edhe pse 19-vjçar, Saka luajti rol shumë të rëndësishëm në kualifikimin në finale të Euro 2020. Ai pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Danimarkës,

Sidomos ndaj danezëve, ishte Saka futbollisti vendimtar i golit të barazimit, pasi që nga pasimi i tij, topi u devijua gabimisht nga mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer.

Derisa, kujtojmë që futbollisti i Arsenal-it, ka vetëm nëntë paraqitje me kombëtaren e Anglisë, prej të cilave ka realizuar një gol.