Sport

Gara fantastike e “play-in” në NBA


LeBron James dhe Stephen Curry

Sezoni i rregullt në NBA ka përfunduar ditën e diele, dhe vetëm gjashtë nga tetë ekipet janë përcaktuar që të marrin pjesë në “play-off”, pasi dy skuadra të tjera do të përcaktohen në garën e “play-in”.

Gara e “play-in” është koncept që u krijua në vitin 2020 për shkak se nuk u luajtën 82 ndeshje si zakonisht.

Edhe në vitin 2021, janë luajtur 72 ndeshje, dhe për këtë arsye, NBA ka vendosur të fusë në funksion përsëri konceptin e “play-in”.

Në vitet e më hershme në NBA, në “play-off”, janë futur pozitat nga 1 deri në 8, por me “play-in”, i është dhënë mundësia edhe pozitave 9 dhe 10 të garojnë për “playoff”.

Në konferencën perëndimore Lakers të cilët ndodhen në pozitën e shtatë dhe Warriors në pozitën e tetë do përballen në ndeshje direkte, në Los Angelos, për një pozitë në “playoff”.

Pozita e nëntë (Memphis Grizzlies) dhe e 10 (San Antonio Spurs), do përballen në ndeshje direkte për të luajtur kundër humbësit të duelit Lakers-Warriors.

Fituesi i duelit mes pozitës nëntë dhe 10 do duhet të fitojë dy ndeshje përballë humbësit të ndeshjes mes pozitave shtatë dhe tetë.

Ndërsa, humbësi i duelit GSW-Lakers duhet të fitojë vetëm një lojë përballë fituesit të ndeshjes Grizzlies-Spurs.

Mënyra se si funksionon Play-in dhe Playoff

E njëjta do vlejë edhe për konferencën lindore ku Washington Wizards të cilët ndodhen në pozitën e tetë do përballen me Celtics, të cilët janë në pozitën e shtatë, në qytetin e Boston.

Ndërsa në pozitën e nëntë dhe 10, do përballen Indiana Pacers me Charlotte Hornets për të u ndeshur me fituesin e Wizards-Celtics.

Ndeshjet e para për “play-in”, fillojnë me konferencën lindore më 18 maj.

12:30(Me orën tonë lokale)- (Pozita e 10) Charlotte Hornets- Indiana Pacers (Pozita e 9)

3:00 (Me orën tonë lokale)- (Pozita e 8) Washington Wizards- Boston Celtics (Pozita e 7)

Ndërsa, ndeshjet e konferencës perëndimore do luhen me 19 maj.

1:30(Me orën tonë lokale)- (Pozita e 10) San Antonio Spurs- Memphis Grizzlies (Pozita e 9)

4:00(Me orën tonë lokale)- (Pozita e 8) Golden State Warriors- Los Angeles Lakers (Pozita e 7)

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore