Sport

Galatasaray dëshiron të kthejë Icardi-n në Paris


Aventura e Mauro Icardi-t te gjigandët turq te Galatasaray mund të mbyllet më shpejtë nga se ishte parashikuar. Klubi është i zhgënjyer nga argjentinasi pasi ai nuk është i fokusuar te skuadra.

Sulmuesi ka probleme martesore me Wanda Nara-n dhe ai ka munguar në një ndeshje për shkak se udhëtoi drejt Argjentinës për zgjidhjen e tyre.

Sipas raportimeve që vijnë nga media turke “A Spor”, klubi nga Stambolli është i gatshëm të futet në bisedime me PSG-në për të rikthyer në Paris sulmuesin pasi ka shfaqur sjellje joprofesionale.

Fillimisht, Icardi ishte lojtar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Okan Buruk, por mungesa e tij në ndeshjen me Adana Demirspor ka bërë që të “trazohen ujërat” në Stamboll.

Argjentinasi në ndeshjet e radhës pritet të jetë i ulur në stol ose do të qëndrojë në tribunë. Vendin e tij në formacion do e marrë Bafetimbi Gomis.

Icardi kaloi te Galatasaray më 8 shtator të këtij viti. Ai ka luajtur vetëm 28 minuta me skuadrën turke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore