
Një futbolliste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mahnitur tifozët duke shënuar direkt nga një rivënie anësore.
Zoey Maloney luan për ekipin e futbollit të femrave të universitetit Drake, me nofkën “Bulldogs” dhe hapi rezultatin në një fitore 2-1 ndaj Universitetit të Iowa Veriore.
Goli u shënua nga duart e saj, në vend të këmbëve. Ajo bëri një rivënie të gjatë në minutën e 40-të. Distanca që mundi të gjeneronte në gjuajtje ishte e madhe dhe e kapi plotësisht të papërgatitur portieren kundërshtare.
Zoey Mahoney’s throw-in goal in @DrakeWSoccer‘s 2-1 win over UNI yesterday was unbelievable, but don’t take our word for it…
“Craziest goal you’ll ever see” – @SportsCenter
“I’ve never seen that” – @GMA
“This is bananas” – @notthefakeSVP #DSMHometownTeam pic.twitter.com/rYRsdvcBq8
— Drake Athletics (@DUBulldogs) September 18, 2023
Rregullat përcaktojnë që një lojtar nuk mund të shënojë direkt nga një rivënie në lojë, ose përndryshe Rory Delap do ta kishte bërë çdo javë duke luajtur për Stoke City.
Megjithatë, për shkak se portierja e preku topin, goli qëndroi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com