Sport

Futbollisti që nuk pushon asnjëherë


Është vetëm 18 vjeç, por askush nuk ka luajtur më shumë ndeshje se ai gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, spanjollin Pedri.

Gjatë sezonit që kaloi, Pedri ka luajtur më shumë ndeshjes se çdo futbollist tjetër në botë, plot 73.

Pedri u inkuadrua në skuadrën e parë të Barcelonës, ku arriti të jetë edhe fitues i Kupës së Mbretit.

Që nga debutimi me Barcelonën, te inkuadrimi me Spanjën në EURO 2020 e deri te pjesëmarrja në olimpiadën e Tokios.

Këto 73 pjesëmarrje, karakterizohen me një maturitet të madh të Pedri-t, në krahasim me moshën që ai ka.

Por, ai nuk do të ndalet me kaq. Edhe pse “Tokyo 2020” përfundoi të dielën, Pedri mund të pushojë vetëm dy ditë.

Ai do të rikthehet në stërvitje me Barcelonën të mërkurën, në përgatitje për sezonin e ri, që fillon këtë fundjavë.

Në mediat spanjolle, kjo krahasohet më “fatkeqësinë Anderson”.

Anderson ishte një ndër futbollistët më premtues të botës, por ish-futbollisti i United u dëmtua nga ndeshjet e shumta.

Në vitin 2008, ai luajti një numër ndeshjesh të afërt me Pedri-n, por nuk u kthye më asnjëherë i njëjti.

Talenti brazilian, pas vitit 2008, u përcoll gjithnjë nga lëndimet, duke mos e arritur kurrë potencialin e tij të vërtetë.

Andaj, kthimi i Pedri-t në stërvitje menjëherë, nuk po shihet me sy të mirë nga mediat dhe tifozët afër klubit katalunas.

Me shpresën që fiziku të mos e tradhëtojë, Pedri po përgatitet për një edicion tjetër të madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore