Sport

Futbollisti italian pëson aksident, futet në lokal me veturë


Futbollisti i Tottenham-it, Destiny Udogie, ka pësuar një aksident të tmerrshëm në qytetin e Udine-s.

Për fat të mirë, aksidenti nuk prodhoi viktima dhe nga i cili nuk ka pësuar as vetë futbollisti dëme që mund të penalizonin karrierën e tij.

Ai raportohet se rreth orës 3 të mëngjesit, është përplasur me makinën e tij, duke shkatërruar një lokal.

Futbollisti bëhet e ditur se ka humbur kontrollin dhe ka hyrë me makinë në lokal, duke shkatërruar tavolina, karrige e disa çadra të vendosura në pjesën e jashtme të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk e ka çuar në spital dhe as nuk e ka arrestuar, duke kryer gjithsesi testet e alkoolit dhe kontrollet e rastit.

Tani pritet që ndaj tij të ketë kallëzim penal pasi ka shkaktuar dëme për mijëra euro, përtej faktit që ka prishur makinën e tij Mercedes, ashtu si edhe masa disiplinore nga Udinese e pse jo, edhe Totenhem që zotëron kartonin e anësorit ofensivë.

Pra, Udogie është i huazuar te Udinese në këtë sezon nga skuadra e Tottenham-it.

Deri më tani, ai ka luajtur në 25 ndeshje në Serie A me skuadrën e Udinese-s, prej të cilave ka shënuar nga tre gola e asistime.

Udogie deri më tani ka veshur fanellat e të gjitha skuadrave zinxhirë të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore