Përballje

Futbolli në ditën e pavarësisë, Kukësi kërkon të përfitojë nga gabimi i Tiranës


Me dy ndeshjet e ditës së diel, do të mbyllet java e dhjetë në Abissnet Kategorinë Superiore.

Të shtunën, Vllaznia fitoi duke ndalur vrrullin e Laçit, derisa Tirana gaboi përsëri, duke u ndalur në Korçë nga Skënderbeu.

Sot, në program janë edhe dy ndeshje tjera.

Të dy ndeshjet luhen në të njëjtin orar, 13:45.

Kukësi është vendase e Egnatia-s, në një prej ndeshjeve të fundit si vendas larg Kukësit, me stadiumin e ri që do inaugurohet së shpejti.

Veriorët presin Egnatia-n, në kërkim të fitores që do t’i afronte vetëm një pikë me Tiranën në krye.

Në anën tjetër, Egnatia kërkon që me një fitore të ngjitet në vendin e katërt, pas tri barazimeve në tri ndeshjet e fundit.

Të dy skuadrat synimin e vetëm sot e kanë fitoren, në një ndeshje që premton spektakël.

Në të njëjtin orar, në kryeqytet, Dinamo e pret Kastriotin.

Dy skuadrat ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës, dhe do të kërkojë që të ngjiten më lartë.

Dinamo e vendit të tetë, me një tre pikësh eventual do të ngjitej në vendin e katërt, me pikë të barabarta me kampionët e Teutës.

Kurse Kastrioti, mund të barazohet me pikë me Skënderbeun e vendit të nëntë me një fitore.

Fakti që skuadrat mund të ngjitet katër ose pesë vende njëherish, tregon sesa i luftuar po del të jetë ky sezon i Superiores.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore