Euro 2020

“Futbolli mund të nxisë arrestin kardiak”


Me nisjen e kampionatit evropian, shikueshmëria e futbollit rritet. E, ndërsa shumë njerëz e shohin si argëtim, studiuesit paralajmërojnë se të shohësh shumë futboll shkakton arrest kardiak.

Studiuesit nga Johannes Gutrenburg-Universiteti Mainz analizuan numrin e njerzëve që u shtruan në spitale gjatë Kupës së Botës 2014, në Brazil.

Gjatë kësaj periudhe u zbulua se rastet e njerëzve me atak kardiak u rritën me 5% gjatë turneut.

Në këtë studim u analizua dhe u krahasua situata gjatë tri periudhave me ngjarje futbolli dhe pa ngjarje futbolli.

Studiuesit arritën në përfundimin se, gjatë periudhës kur kishte futboll, numri i shtrimeve në spital ishte më i lartë.

Studiuesi dhe kardiolog në Johannes, Karsten Keller, tha se kishte 18 mijë e 479 shtrime gjatë 31 ditëve të kupës botërore, që i binte rreth 1 mijë më shumë se në 31-ditëshin e kaluar.

“Të shikosh futboll në ngjarje të mëdha, si Kupa e Botës dhe Evropiani, shoqërohet me një eufori, por mund të çojë në zemërim dhe një sërë emocionesh të tjera”.

Kardiologu këshilloi personat, të cilët kanë probleme me zemrën, të mos shohin ndeshjet e rëndësishme, ose të mos përfshihen shumë në kampionate.

Studiuesit u thelluan më shumë dhe zbuluan se dita më e lartë e vdekshmërive ishte finalja, kur Gjermania mundi Argjentinën 1-0, në kohën shtesë.

Keller thotë se mund të ndikojë dhe fakti se personat i anashkalojnë ose nuk i vënë re simptomat e para, pasi janë shumë të fokusuar te ndeshja.

Studime të tjera nuk kanë arritur të konfirmojnë një lidhje midis ndeshjeve dhe sëmundjeve akute kardiovaskulare.

Më shumë se 35 milionë njerëz panë fitoren e Brazilit në televizor, në 2014.

Ataket kardiake u rritën në Angli, pasi Alan Shearer humbën penalltinë ndaj Argjentinës, në 1998.

Marrë dhe përshtatur nga Daily Mail për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore