Pajisje

Furça inovatore PomaBrush


PomaBrush, furça inovatore e dhëmbëve nevojitet të karikohet vetëm tre herë në vit.

Sipas kompanisë, furça elektrike duhet të rimbushet vetëm tre herë në vit. Ajo mban karikim për një muaj ndërsa kutia e saj kompakte e karikimit zgjat edhe për tre muaj më shumë.

Koka e furçës prej silikoni është e përbërë nga pjesë inovatore të cilat funksionojnë me 15 mijë dridhje “të fuqishme dhe të buta” në minutë, duke e bërë furçën të përshtatshme edhe për mishrat e ndjeshëm të dhëmbëve.

PomaBrush thotë se fijet e furçës janë prej najloni me përmbajtje qymyri për të ndihmuar në heqjen e njollave.

Një nga elementet interesant të furçës është rezistenca ndaj ujit e mundësuar nga certifikimi IPX7.

PomaBrush është e disponueshme në disa ngjyra në të cilat përfshihen edhe ngjyrat klasike, e bardhë dhe e zezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore