Lajme

Fundoset cisterna me 1.5 milionë litra naftë teksa tajfuni godet Tajvanin


Një cisternë dhe një anije mallrash u fundosën, ndërsa tre anije të tjera u dëmtuan ndërsa tajfuni Geami goditi Tajvanin.

Shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin me erëra që shkaktuan përmbytje të konsiderueshme dhe shkaktuan tre viktima.

Autoritetet filipinase po përpiqen të frenojnë derdhjen e naftës pasi një cisternë që transportonte 1.5 milionë litra naftë u përmbys në gjirin e Manilës.

Po ashtu një nga anëtarët e ekuipazhit 17 anëtarësh raportohet i zhdukur.

Autoritetet thanë se MT Terra Nova po shkonte për në qytetin qendror të Filipineve, Iloilo, kur u fundos, duke shkaktuar një derdhje nafte që shtrihej për disa kilometra.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, tha se agjencia po “lufton me kohën” për të kontrolluar derdhjen.

Ai shtoi se nëse e gjithë nafta në cisternë ka rrjedhur, do të ishte derdhja më e madhe në historinë e Filipineve.

“Ekziston një rrezik i madh që Manila, madje edhe vija bregdetare e Manilës, të preket nëse karburanti rrjedh”, tha ai.

Në mars 2023, një cisternë nafte që transportonte 800 mijë litra karburant industrial u mbyt në brigjet e provincës Oriental Mindoro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore