Lajme

FSK përgënjeshtron mediat serbe: S’ka ushtarë të FSK-së në Veri, situata po menaxhohet nga policia


Mediat serbe të Kosovës, siç është Kosovo Online, ka raportuar se janë parë emblema të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri duke aluduar përfshirjen e ushtarë të FSK-së në aksionin policor, por në një përgjigje për Albanian Post, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Edona Gashi, ka përgënjeshtruar këto raportime.

“Situata në Veri të vendit është duke u menaxhuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe po besoj që është e menaxhueshme nga ana e tyre”, ka thënë ajo për Albanian Post.

Sa i përket FSK-së, “jemi të fokusuar në DEFENDER-in dhe nuk po e shohim të nevojshme ndërhyrjen tonë. Kështu që ajo çka është duke dalur në medie, është e pa vërtetë, FSK nuk është në veri të vendit, thjeshtë është duke u menaxhuar situata nga Policia e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore