Lajme

FSK-ja me trajnim “Kërkim-Shpëtimi Urban” në Zvicër


Pjesëtarët e FSK-së në trajnimin e organizuar në Zvicër.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë kanë zhvilluar trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”.

Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me rradhë zhvilluan trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”, ka shkruar ai.

Sipas Maqedoncit, FSK-ja edhe një herë dëshmoi shkallën e lartë të profesionalizmit.

“Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”.

Edhe më 27 mars, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka qenë pjesë e konferencës së nënoficerëve Kartës së Adriatikut në Republikën e Sllovenisë.

Kjo ngjarje ishte duke u realizuar në NATO  Montain  Ëarfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat  dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.

Po ashtu, ishte thënë se në kampin e 16-të dimëror në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë.

Edhe më 9 shkurt, kompania e Deminimit në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “KFOR 30”, që ka filluar të mërkurën në bazën ushtarake amerikane në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore