Shqipëria

Fredi Beleri lirohet nga burgu…për disa orë


Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili mbahet në burg nën akuzat e shitblerjes së votave, do të lirohet për disa orë nga qelia, për të marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Kështu ka mësuar Albanian Post, teksa bëhet me dije se Beleri ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e një familjareje të tij të afërt.

Përkatësisht, Belerit i është dhënë vetëm gjashtë orë kohë për këtë dhe pastaj duhet të rikthehet pas hekurave.

Drejtoria e Burgjeve ka shpjeguar se ka marrë të gjitha masat për shoqërimin e Belerit dhe për kthimin e tij në qeli, sipas procedurave ligjore.

Një situatë kjo e cila bie ndesh me një kërkesë të mëparshme të tijën, ku ka kërkuar të lejohet të betohet në Bashkinë Himarë si kreu i saj.

Por, Gjykata ia ka pamundësuar këtë akt Belerit, deri në daljen e vendimit përfundimtar në çështjen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore