Përballje

Franca nuk ndalet së fituari


Franca ka fituar ndeshjen e dytë të Grupit A në Lojërat Olimpike përballë skuadrës së Republikës Çeke.

Ndeshja u përmbyll me rezultat dominues në favor të Francës, 77:97.

Çereku i parë përfundoi me avantazh të Çekve, por gjithçka ndryshoi në periodën e dytë ku Francezët arritën një avantazh prej 11 pikëve.

Franca po ashtu kanë mposhtur edhe skuadrën me yjet më të mëdha të basketbollit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e parë të Grupit A.

Më të dalluarit te francezët ishin ylli i Boston Celtics, Evan Fournier me 21 pikë dhe Nando de Colo me 17 pikë e 8 asistime.

Ndërsa te Cekët, më të mirët ishin Jan Vesely me 19 pikë dhe Ondrej Balvín me 18 pikë e 8 kërcime.

Franca i prinë Grupit A me katër pikë, ndërsa pas tyre janë SHBA-të me tre pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore