
Ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia kanë ndryshuar teknikë dhe po pёrdorin vaksinën AstraZeneca tek mosha mbi 65 vjeç, disa njerëz në Francë ende nuk i besojnë asaj, sipas Reuters.
Sipas të dhënave më të fundit të vëna në dispozicion nga Ministria Franceze e Shëndetësisë, Franca po përdorte 24% të dozave të saj AstraZeneca, krahasuar me 82% tё Pfizer/BioNTech dhe 37% për Moderna.
Kjo është pjesërisht për shkak të pengesave logjistike, por gjithashtu sepse disa francezë nuk i besojnë AstraZeneca-ёs. Pavarësisht studimeve të shumta shkencore që tregojnë se është e sigurt dhe efektive.
Disa nga ata që e morёn vaksinën ishin të shqetësuar për efektet anësore. Kishte skepticitet pёr efektivitetin kundër varianteve të reja të Covid 19, si dhe funksionalitetin e saj tek tё moshuarit.
Rregullatorët evropianë rekomanduan që ajo të mos përdoret për njerëzit mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vaksina ishte “disi efektive”. Rregullatori francez i’u bëri thirrje spitaleve që të ndalojnё inokulimet e stafit të tyre. Një numër i punëtorëve të vijës së frontit, u sëmurën nga efektet anësore të saj.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë dhe dy mjekë thanë se marrja po përshpejtohej ndërsa logjistika përmirësohej. Njerëzit po ashtu po mësoheshin me dozat e AstraZeneca-ёs.
Rregullatorët evropianë kanë arritur në përfundimin, se efektet anësore të shkaktuara nga vaksina AstraZenaca nuk janë një arsye për të dyshuar në sigurinë e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha