Përballje

Franca finaliste e Nations League, rikthim historik përballë Belgjikës


Gjithçka ndodhi sonte në gjysmëfinalen e dytë të Nations League mes Belgjikës dhe Francës.

Të dy skuadrat kanë pasur nga një pjesë më të mirë, duke ofruar spektakël futbolli.

Belgjika ishte shumë më e mirë në pjesën e parë.

Djajtë e kuq e dominuan tërësisht pjesën e parë, dhe dominimi i tyre u shpërblye në minutat 37 dhe 40.

Ishte fillimisht Yannick Ferreira Carrasco ai që shënoi shumë bukur në këndin e poshtëm të Lloris.

Pas tre minutave, Romelu Lukaku vuri në pah aftësitë e tij me një gol shumë të bukur.

Me atë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e parë, e pamë një Francë krejtësisht tjetër.

Gjelat e nisën në sulm atë pjesë, dhe e përfunduan ashtu, duke arritur një rikthim historik.

U desh minuta e 62-të për të parë golin e parë të gjelave.

Njeriu më në formë i momentit, Karim Beznema, përsëri gjeti rrugën e rrjetës.

Sulmuesi i Real Madrid-it shfrytëzoi një asistim të Kylian Mbappe për të quar fundin e rrjetës me një rikthim shumë të mirë.

Shtatë minuta më vonë, në të 69-ën, gjithça u barazpeshua.

Penalltinë e akorduar nga VAR, Mbappe e konvertoi në gol.

VAR ishte përsëri protagoniste në fund, duke i anuluar për pozitë jashtë lojë golin e 3-2, Romelu Lukaku-t.

Kur u duk se gjithçka po i drejtohej vazhdimeve, në skenë u ngjit mbrojtësi i Milan, Theo Hernandez.

Theo shënoi një super gol për t’i dhuruar fitoren e madhe Francës në një natë historike.

Franca do të ndeshet në finale me Spanjën, të dielën me fillim në orën 20:45.

Kurse Belgjika do të përballet me Italinë kampione të Evropës në ndeshjen për vendin e tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore