Euro 2024

Franca e mposht Belgjikën, kualifikohet në çerekfinale të “EURO 2024”


Me golin e shënuar nga Kolo Muani në minutën e 85-të, Franca e ka mposhtur Belgjikën dhe e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të “EURO 2024” që po zhvillohet në Gjermani.

Gjatë 90 minutave, Franca luajti më mirë duke krijuar plotë 20 raste, derisa para shënimit të golit, Kevin De Bruyne i Belgjikës gjuajti bukur, por portieri i Francës, Mike Maignan bëri pritje vendimtare.

Po ashtu belgët rrezikuan edhe pesë herë të tjerë, por nuk ia arritën dot ta tundin portën e portierit Mike Maignan.

Pas kësaj fitore, Franca do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Portugalia – Sllovenia e cila do të nis në orën 21:00.

Ndeshja mes Francës dhe çerefinalistit tjetër nga ballafaqimi mes Portugalisë dhe Sllovenisë do të zhvillohet më 5 korrik në Hamburg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore