Zgjedhjet në Kosovë

Fotografoi votën në Kamenicë, arrestohet nga Policia


Ilustrim

Një person është shoqëruar për në stacionin policorë, pasi i njëjti dyshohet se ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dyshohet se një person ka fotografuar votën në njërën prej qendrave të votimit. Një person është shoqëruar për në stacionin policor, ndërsa për ta zbardhur rastin, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, tha Hashani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore