Pajisje

Fotografimi me telefon gjatë natës


Realizimi i fotografive nëpërmjet aparatit telefonik gjatë orëve të natës kërkon kryerjen e disa hapave të thjeshtë të cilët ndihmojnë në reflektimin e dritës dhe shmangien e errësirës totale.

Fillimisht nevojitet që përdoruesi të sigurohet se në telefon është aktivizuar opsioni i natës. Te iPhone 12 opsioni i natës aktivizohet automatikisht kur telefoni zbulon se ndodhet në një ambient me dritë të ulët.

Edhe pse modelet e fundit të telefonave iPhone dhe Galaxy mund të marrin imazhe të mira në prani të pakët të dritës, duhet që kamera të drejtohet në pamje me dritë pasi rezulton që imazhi të jetë më i qartë.

Fotografitë e rrugës gjatë natës marrin një tjetër pamje kur përfshihen edhe kalimtarë, prandaj duhet të pritet derisa të kalojë një i tillë rastësisht.

Për të arritur marrjen e një imazhi sa më të qartë, nevojitet që të ruhet palëvizshmëria e telefonit. Duke e mbajtur telefonin fort me të dyja duart afër kraharorit dhe me bërrylat drejt stomakut mund të ndihmojë në marrjen e një imazhi sa më natyral.

CNet, faqe dedikuar teknologjisë, shkruan se shkrepja e fotove është vetëm gjysma e punës. Fotografitë duhet edituar në mënyrë që të kenë një efekt më të madh te shikuesi. Programet e rregullimit të dritëhijes janë një ide e mirë për të përftuar efekte./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore