Lajme

Foto magjepsëse nga Superhëna Blu


Superhëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme.

Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja.

Deri në 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hëna e plotë e zakonshme.

Termi “superhëna” u krijua për herë të parë nga astrologu Richard Nolle në vitin 1979, si “një hënë e re ose e plotë që ndodh kur hëna është brenda 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën”, sipas NASA-s.

Superhëna e gushtit do të jetë e para nga katër këtë vit, me të tjerat që do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.

Ajo duket e ndryshme në vende të ndryshme të botës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore