Euro 2020

Formacioni me lojtarët më të mirë në fazën e grupeve të Euro 2020


Teksa ka përfunduar faza e grupeve në Euro 2020 dhe është gati të nisë raundi me eleminim direkt, ai i të 16-ve, është publikuar formacioni me 11 lojtarët më të mirë sipas spanjolles “AS”.

Kush janë 11 më të mirët e kësaj faze?

Në portë

Tomas Vaclik (Republika Çeke) – tre ndeshje, dy gola të pësuar.

Në mbrojtje

Denzel Dumfries (Holandë), tre ndeshje, dy gola dhe një asist – Matthijs de Ligt (Holandë), dy ndeshje – Andreas Christensen (Danimarkë), tre ndeshje dhe një gol – Leonardo Spinazzola (Itali), dy ndeshje.

Në mesfushë

Manuel Locatelli (Itali), dy ndeshje dhe dy gola – Georginio Wijnaldum (Holandë), tre ndeshje dhe tre gola – Kevin de Bruyne (Belgjikë), dy ndeshje, një gol dhe dy asiste.

Në sulm

Romelu Lukaku (Belgjikë), tre ndeshje dhe tre gola – Cristiano Ronaldo (Portugali), tre ndeshje, pesë gola dhe një asist – Patrick Schick (Republika Çeke), tre ndeshje dhe tre gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore