Përballje

Formacioni i mundshëm që Pioli mund ta përdor kundër Dinamo Zagreb, pas shumë mungesave


Milan-i do ta ketë ndeshjen tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet në udhëtim te Dinamo Zagreb.

Kuqezinjtë duhet patjetër ta fitojnë këtë takim, në të kundërtën gjasat do të jenë të pakta që ata të vazhdojnë tutje në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Për këtë ndeshje tejet të rëndësishme, trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, nuk do të ketë në dispozicion disa emra të rëndësishëm.

Lideri i mbrojtjes, Fikayo Tomori nuk do të luajë shkaku i kartonit të kuq ndaj Chelsea-t në ndeshjen e kaluar.

Siç shkruan “Gazzetta Dello Sport”, edhe mbrojtësi tjetër, Serginio Dest është jo në formë 100% për shkak të lodhjes.

Siç shpjegohet në median italiane, fillimisht parashikohej që në qendër të jenë Simon Kjaer dhe Pierre Kalulu, por me lodhjen e Dest, Kalulu mund të dal në krah, derisa në qendër të luajë Mateo Gabbia me Kjaer.

Në mesfushë, Sandro Tonali do ta përbëjë dyshen së bashku me Ismael Bennacer.

Ndërsa treshja e mesfushës ofensive ende nuk dihet qartë. Brahim Diaz, i cili ka qenë në formë shumë të mirë në dy ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Monza-s që shënoi dy gola.

Pikërisht në ndeshjen e fundit, ai u dëmtua dhe nuk dihet ende se a do të startojë, pasi që ka udhëtuar me skuadrën në Zagreb, por nuk është stërvitur në ditën e djeshme.

Në rast se mungoj ai, atëherë Pioli do ta vendosë nga fillimi Charles De Ketealere.

Rafael Leao do të kthehet në pozicionin e tij, pasi që në ndeshjen e fundit, Pioli vendosi ta pushonte, derisa në anën e majtë nuk dihet nëse do të luajë Rade Krunic, apo Junior Mesias.

Kurse i vetëm në sulm do të vendoset Olivier Giroud, përkundër që në ndeshjen e fundit në Serie A ishte Divock Origi titullar.

Formacioni i mundshëm i Milan-it:

(4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu (Dest), Gabbia, Kjaer, Theo; Tonali, Bennacer; Messias, De Ketelaere (Diaz), Leao; Giroud.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore