Lajme

Ford-i ndërpret biznesin e financave në Brazil dhe Argjentinë


Kompania amerikane e automjeteve, Ford Motor Co, ka deklaruar se njësia e saj e shërbimeve financiare, Ford Credit, do të ndërpresë operacionet në Brazil dhe Argjentinë dhe do të marrë një gjobë pa para në dorë deri në 375 milionë dollarë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se Ford-i pret që shumica e këtyre humbjeve, të cilat përfshijnë 365 milionë dollarë në lidhje me valutën e huaj, të njihen në vitin 2021, megjithëse koha për përfundimin e mbylljes është e pasigurt.

Kompania e automjeteve ka bërë me dije se do të paguante rreth 10 milionë dollarë me para në dorë për shkëputjen e punonjësve.

Raportimet në media në fillim të këtij muaji, kanë nxjerrë se Ford-i do të paguante afërsisht 495 milionë dollarë shtetit të Bahia-s pasi vendosi të mbyllë impiantet e tij në Brazil.

Kjo pagesë synonte të rimbursonte Bahia-n për të gjitha subvencionet që Ford-i ka marrë që kur hapi një fabrikë në qytetin Camacari në vitin 2001.

Ndërsa në janar, kompania vendosi të mbyllte tre fabrikat e saj në Brazil, duke marrë një gjobë paraprake prej afro 4.1 miliardë dollarësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore