Muzikë

Floyd merr në dorë dhimbjen ukrainase dhe e kthen në muzikë


Pink Floyd, 2022.

Disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, këngëtari i kthyer në ushtar vullnetarë, Andriy Khlyvnyuk, postoi në Instagram një video ku shihet duke kënduar “The Red Viburnum in the Meadow” – një këngë popullore për forcën e vendit përballë fatkeqësive.

I armatosur para Katedrales së Shën Sofisë në Kiev, Khlynuyk këndoi këngën nacionaliste “The Red Viburnum on the Prairie a cappella” dhe e postoi atë në llogarinë e tij në Instagram përpara se të nisej për në luftë.

David Gilmour, kitaristi legjendar i Pink Floyd, i cili shoqëroi BoomBox në një performancë live në vitin 2015, u prek nga zëri i Khlynuyk dhe vendosi të bënte një kompozim prej tij.

Rezultati është një prodhim emocional muzikor me prekjen karakteristike të kitarës së tij elektrike në unikalitetin e tij dhe të goditjeve në bateritë e Mason-it.

E publikuar të premten, kënga “Hey Hey Rise Up” me anëtarët e Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason, me Andriy Khlyvnyuk, të grupit BoomBox, në vokal dha kreshendon e bendit anglez ndaj dhimbjes ukrainase.

Basisti Roger Waters, i cili u largua nga Pink Floyd në vitet 1980, nuk është i përfshirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore