Sport

Florian Thauvin, afër të vishet me ngjyrat e Milan-it


Fantazisti francez i Marseille-s, Florian Thauvin do largohet nga klubi blu këtë verë.

Thauvin do largohet si transfer i lirë dhe Milan duket si skuadra me më së shumti shanse për t’a transferuar futbollistin.

Në muajin shtator, Thauvin konfirmoi që Marseille nuk po i ofron kontratë për rinovim.

“Nuk kam zgjidhje tjetër por të mendoj largimin, nuk kam asnjë ofertë nga Marseille për kontratë.”

Drejtori i “Milan News Italia”, Antonio Vitiello, konfirmoi që Milan ka intensifikuar negociatat për francezin.

Klubi italian është i gatshëm t’i ofrojë Thauvin-t një kontratë pesë vjeçare me një pagesë rreth katër milionë euro në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore