Jetesë & Stil

Flokë dhe volum


Flokët thonë se janë gjysma e bukurisë. Kjo shprehje duket që mbetet e vërtetë për shumicën e femrave. Megjithatë një ndër problemet kryesore për femrat mbetet mungesa e volumit, në flokë. Mund të keni provuar shampo apo serum të shumta po asnjëra nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Ndoshta ajo që nuk keni menduar është se duhet të pranoni dhe të përshtateni me llojin e flokëve që keni. Modelet të ndryshme janë ato që do t’ju largojnë këtë problem një herë dhe përgjithmonë.

Flokët e kapura pas: Ky model nuk do të dalë kurrë nga moda, thjesht lëshoni disa fije përpara fytyrës për ta kornizuar ato njësoj si aktorja Keira Knightly.

Modeli bob: Kjo gjatësi deri tek mjekra thekson nofullën dhe mollëzat po ashtu tregon flokë të dendur.

 

Aksesorët e flokëve: Ndihmojnë shumë për të krijuar iluzionin e flokëve të fryrë dhe me volum njësoj si në fotografinë më poshtë.

 

Modeli minimalit: Njësoj si aktorja Camila Mendes, flokët e gjata dhe të lëshuara në shpatulla janë gjithashtu një zgjidhje për flokët pa shumë volum.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore