Skuadra e Flamurtarit ka shkaktuar befasinë në raundin e 1/16-ve në Kupën e Kosovës në futboll.
Ata eliminuan skuadrën e Drenicës, në një ndeshje që ishte spektakolare, e cila përfundoi me rezultat 2:2 në kohën e rregullt.
Koha shtesë nuk prodhoi më gola, derisa skuadrat iu drejtuan ekzekutimit të penalltive, që në fund arriti të triumfojë Flamurtari me shifrat 7:8 për të vazhduar në fazën e 1/8-ve të finales.
Për befasi në këtë rreth është përkujdesur edhe skuadra e Ligës së Dytë, Prizreni, që pas vazhdimeve ka arritur të mposhtë skuadrën e Ligës së Parë, Istogun, me rezultat 2:0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe