Kosova

Fjalim i ish-ushtarit të UÇK-së: S’lejojmë të rishkruhet historia, z’barazohet luftëtari i lirisë me okupator fashist


Kjani Guri

Kjani Guri, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë një nga folësit në tubimin madhështor në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Ai ka deklaruar në fjalën e tij se “Liria ka Emër” dhe ai emër është i “sakrificës, martirëve, heronjve tanë”.

“Liria e ka emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Guri tha edhe se “jemi bashkë për të kërkuar drejtësi, për të mbrojtur me këmbëngulje të vërtetën dhe historinë tonë të lavdishme”.

“UÇK nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët, UCK janë bijtë dhe bijat tona të kombit që luftuan për lirinë e atdheut”.

Ndërsa, për ata që po mbahen në Hagë, Guri pohoi se s’janë veç emra të përveçëm, por historia jonë e përbashkët.

“Presidenti jonë Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, Haradinaj, Gucati, Mustafa, Shala nuk janë emra të përveçëm, sepse në këtë proces ata janë historia jonë e historia nuk do të rishkruhet. Drejtësia nuk guxon të instrumentalizohet, sepse në atë rast pushon së qenuri drejtësi. Asnjë proces i montuar s’do mund të krijojë balancë artificiale mes luftëtarit të lirisë dhe okupatorit fashist”.

“Ushtari i UÇK-së është superheroi magjik i shqiptarëve”, organizatorët e marshit falënderojnë shqiptarët për pjesëmarrje masive në marsh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore