Lajme

Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore


Blerja e një toke bujqësore nga një kompani kineze në Dakotën e Veriut ka ngjallur jo pak debat në Shtetet e Bashkuara.

Kjo, pasi ajo gjendet pranë një baze të Forcave Ajrore të SHBA-ve, e cila strehon teknologji të ndjeshme të dronëve.

Ligjvënësit në Capitol Hill kanë ngritur shqetësimet e tyre për spiunazh të mundshëm nga Pekin-i.

Lajmi u bë i ditur nga trasmetuesi amerikan CNBC.

Fufeng Group, një kompani me bazë në Shandong, Kinë që është e specializuar në përmirësuesit e shijes dhe zëvendësuesit e sheqerit, së fundmi bleu 300 hektarë tokë bujqësore pranë Grand Forks.

Kjo e fundit është një zonë rurale shumë pranë kufirit kanadez.

Sipas CNBC, tre banorë të Dakotas së Veriut ia shitën tokën Fufeng Group për 2.6 milionë dollarë.

Bridgeford tha për CNBC se disa vendas vunë shenja në oborrin e tij të parë duke dënuar transaksionin.

Fufeng Group shtoi se po planifikon të përdorë tokën për të ndërtuar një fabrikë mulliri misri prej 700 milionë dollarësh që do të krijonte të paktën 200 vende pune.

Por gjithsesi zyrtarët ushtarakë amerikanë po ngrenë alarmin.

Oficerët e lartë të Forcave Ajrore qarkulluan një memo në prill duke paralajmëruar se prania e Fufeng Group në Grand Forks, ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore