Sport

Fiorentina thyen Milan-in dhe i shkakton humbjen e parë sezonale


Në “Artemio Franchi” të Firences, vendasit e Fiorentina-s i’a kanë dalë të marrin tri pikët përballë Milan-it. Skuadra viola ka fituar me rezultatin 4-3, duke i shkaktuar humbjen e parë për këtë sezon kuqezinjëve.

Skuadrat u përballën për ndeshjen e javës së 13 në Serie A. Edhe pse lojën e dominuan miqtë nga Milano, në fund buzëqeshën vendasit.

Fiorentina do të kalonte në avantazh që në minutën e 15. Alfred Duncan shënoi golin e parë të takimit. Goli i dytë për vendasit do të vinte përsëri në pjesën e parë. Ishi i Milan-it, Ricardo Saponara, tashmë i ndëshkon.

Në pjesën e dytë do të ishte radha e të përhershmit, Dusan Vlahovic për të shënuar. Shtatlarti serb e dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 60.

Milan-i u duke sikur u rikthye pasi shënoi dy gola të shpejtë me Zlatan Ibrahimovic-in. Përkatësisht në minutën e 62 dhe 67.

Kur u mendua se Milan-i nuk do të dilte pa pikë nga Firence, vjen dhe goli i katërt për vendasit. Në minutën e 85, Vlahovic e dërgoi përsëri topin në rrjetë.

Në sekondat e fundit të kohës shtesë (90+6), kuqezinjtë do të ngushtonin përsëri rezultatin në 4-3, falë autogolit të Lorenzo Venuti-t. Por, nuk mundën të shpëtonin nga humbja.

Me fitoren e arritur, skuadra e Vincenzo Italiano-s ngjitet në kuotën e 21 pikëve, në vendin e shtatë. Por, me pikë të barabarta me Juventus-in dhe Lazio-n që renditen më sipër.

Milan-i qëndron në kuotën e 32 pikëve, po aq sa edhe Napoli, që udhëheqin Serie A. Napolitanët do të ndeshen të dielën me Inter-in e vendit të tretë (25 pikë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore