Përballje

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Vllaznia dhe Laçi përballen të martën në “Air Albania”


Ndeshja e fundit për këtë sezon në futbollin shqiptar, do të zhvillohet këtë të martë në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë takim do të përballen Vllaznia dhe Laçi, të cilat do të diskutojnë mes tyre finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ky trofe do të jetë i fundit për këtë sezon, që për të dyja ekipet ka domethënie të ndryshme në aspektin e objektivave sezonale.

Laçi në këtë sezon ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë një pozicion historik për kurbinasit që asnjëherë më parë nuk kanë pasur statusin e nënkampionit së vendit.

Për trajnerin e Vllaznisë, Mirel Josën, kjo do të jetë një ndeshje kundër ish-ekipit të tij që drejtonte kohë më parë.

Ndërsa për të do të jetë një rëndësi e madhe fitimi i trofeut, që njëkohësisht do të siguronte një biletë për garat evropiane në sezonin e ardhshëm.

Vllaznia në total ka arritur shtatë herë ta fitojë Kupën e Shqipërisë, derisa Laçi triumfoi vetëm dy herë (2013, 2015).

Ndeshja finale do të fillojë këtë të marte në ora 19:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore