Shqipëria

Finalja e Conference League, fluks tifozësh edhe në Morinë


Të paktën 5 mijë e 94 shtetas të huaj – tifozë nga Italia dhe Holanda – me 2 mijë e 420 automjete bëhet me dije se kanë hyrë në territorin shqiptar, mëngjesin e 25 majit, nga pika kufitare në Morinë.

Tifozët kanë mbërritur në Shqipëri për të ndjekur finalen e Conference League, Roma-Feyenoord.

Nga ana tjetër, në Morinë kanë kaluar kufirin edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët janë tifozë të skuadrës italiane të Romës.

Sakaq, mëngjesin e 25 majit kanë mbërritur në Durrës dy tragetë të linjës së Barit.

Sipas informacioneve paraprake, aty kanë zbarkuar 1 mijë e 100 pasagjerë të tifozëve Romës, të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.

Gjithashtu pritet që me tragetin e Ankonës të vijnë edhe 214 udhëtarë.

Finalja e Conference League, Roma-Feyenoord do të luhet mbrëmjen e sotme, ora 21:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22 mijë e 500 ulësesh, u zgjodh nga UEFA si vendi ku do të luhet finalja e madhe. Ndërkaq, Shqipëria do të mirëpresë mijëra tifozë italianë dhe holandezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore