Film

Filmi “LOVE” fiton çmim ndërkombëtar në SHBA


Filmi shqiptar, “LOVE”, me regji të Dionis Papadhimitrit, është vlerësuar me çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Bayou, të zhvilluar në Luiziana, SHBA.

“LOVE” u nominua në kategorinë e filmit më të mirë të festivalit.

Ajo çfarë diferencoi filmin është aktrimi, subjekti, look-u i përdorur në film, fotografia. Ka shumë ngjashmëri mes këtij produksioni dhe një prodhimi amerikan.

Filmi është ndërtuar në formë të tillë që çdokush e gjen veten. Në të janë vlerat morale dhe shoqërore, të përshtatura sipas personazheve. Filmi mbart shumë skena vuajtje dhe dhe tematika e tij ngelet familja, si institucioni më i ndërlikuar që shoqëria njerëzore ka krijuar. Gjithashtu edhe elementi i sensualitetit është çështje politikash dhe që në Tiranën tonë i gjen të gjitha pavarësisht vrapit dhe nxitimit që ka koha.

Kritikët e festivalit kanë thënë që “We are in love ëith LOVE”, “Jemi dashuruar me filmin LOVE”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore