Filmi kosovar “Prishtinë 2002”, pjesë e festivalit islandez “Reykjavik International Film Festival”

Filmat kosovarë po vazhdojnë të bëjnë bujë edhe përtej kufijve shqipfolës.
Kësisoj, filmi “Prishtinë 2002” i regjisores Trëndelina Halili, tanimë është përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit “Reykjavik International Film Festival” në Islandë – i njëjti, konsiderohet si një prej evenimenteve më të rëndësishme kulturore atje.

Njoftimin për përzgjedhjen e filmit në këtë kompeticion, pjesë e të cilit pritet të jenë edhe artistë me reputacion ndërkombëtarë, e ka bërë Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), e cila e ka mbështetur filmin bashkë me Komunën e Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, QKK-ja lajmin për selektimin e “Prishtinë 2002” në festivalin islandez, e konsideroi si “sukses të radhës të kinematografisë kosovare”.
“’Prishtinë 2002’ pjesë e festivalit më të madh te filmit ne Islandë, Reykjavik International Film Festival. Sukesesi radhës në kinematografinë Kosovare”, u tha pos tjerash në postim.
Ky film do të shfaqet në ekranet e Islandës në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit, i cili do të mbahet përgjatë datave 28 shtator deri më 8 tetor të vitit 2023.
Filmi “Prishtinë, 2002”, me regji nga Trëndelina Halili dhe producent Ermal Gërdovci shpalosë rrëfimin e Letit, një adoleshente, e cila fillon të shndërrohet në një karakter të ri për t’i bërë përshtypje shoqes së saj Donës, e cila është natyrë shumë imponuese.

“Prishtinë, 2002” kishte mbajtur premierën botërore në “Clermont-Ferrand International” Film Festival në Francë.
Më pas rrugëtimi i filmit vazhdoi edhe në shumë festivale tjera, derisa i njëjti është produkt i Shtëpisë së Filmit “Kandërr”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Felicity Huffman thyen heshtjen, flet mbi skandalin e pranimit në kolegj të vajzës së saj
-
Vdes aktorja e “Cheers” dhe “Sex and the City”, Frances Sternhagen
-
Margot Robbie dhe Greta Gerwig adresojnë zhurmën e vazhdimit të filmit “Barbie”
-
Jennifer Lopez po rikthehet fuqishëm, njofton albumin dhe filmin e ri “This Is Me…Now”
Lajmet kryesore
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Ademajt