Shqipëria

Fillon riparimi i autostradës Tiranë-Durrës


Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi me anë të një postimi në median sociale, Facebook, se kanë filluar punimet për riparimin e shtresave të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës.

Njoftohet se në Vorë është bërë devijimi i trafikut. Ky devijim nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijojnë në degëzimin në Rinas, për të hyrë më pas në rrugën dytësore.

Sipas planifikimit, punimet do të duhet të nisnin më 7 prill, por u shtynë për shkak të reshjeve të shiut më 8 prill. Pritet që punimet të zgjasin deri më 21 prill. Punimet do të jenë me dy faza.

Në fazën e parë parashikohet riparimi i segmentit nga Qafa e Kasharit, përkatësisht nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Durrësit te Ura e Dajlanit.

Në fazën e dytë do të bëhet riparimi i autostradës nga Ura e Dajlanit deri në Qafë Kashar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore