Shqipëria

Fillon praktika fluturuese me helikopterë/ Peleshi thirrje maturantëve t’i drejtohen AFA-s


Dymbëdhjetë nëntogerë kanë filluar praktikën fluturuese me helikopterë që shërbejnë për procesin mësimor. Ata po ndjekin kursin e pilotit ushtarak në Bazën Ajrore të Farkës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ishte pjesëmarrës në fluturimin e parë të kadetëve, shoqëruar nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj.

Gjatë fjalës së mbajtur, Peleshi e vuri theksin te rritja e kapaciteteve të mjeteve fluturuese, si dhë te kapacitetet njerëzore.

“ Për ne është shumë e rëndësishme pasi pas 15 vitesh po prodhojmë vetë, me kapacitetet tona pilotët e rinj.

Po ashtu nuk ka ngurruar t’u bëjë thirrje dhe maturantëve shqiptarë të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, për të ndjekur studimet e larta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore