Jetesë & Stil

Fifi merr vendimin, largohet nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’


Filloreta Raçi, ose siç njihet nga publiku shqiptar “Fifi”, ka marrë vendimin për të lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këngëtarja shqiptare e Kosovës, e cila ka qëndruar për 50 ditë në këtë shtëpi, ka vendosur që të dalë.

Përpara banorëve, ajo ka dhënë edhe arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi.

“Dua të merrem me veten dhe shëndetin tim”, ka thënë Fifi.

Artistja nuk e ka përballuar të gjithë presionin, pas situatave të krijuara gjatë prime-t të së martës, ku asaj i ra të fikët ndërkohë që po debatonte me opinionisten Balina Bodinaku.

Pavarësisht gjithë situatës, këngëtarja vendosi që të qëndronte në shtëpi, por pasditen e 25 nëntorit ajo ka bërë gati valixhet dhe ka lënë përfundimisht lojën.

Nuk ishte hera e parë që Fifit i ndodhte një gjë e tillë.

Sipas banorëve të Big Brother VIP, kjo ishte hera e tretë që Fifit i ndodhte një situatë e këtillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore