Sport

FFK-ja shkarkon Glihan


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, është larguar trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse”, thuhet në njoftim.

Gliha mori drejtimin e Kosovës në korrik të këtij viti, derisa arriti dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ndërsa Kosova përfundoi e pesta në grup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore