Art&dizajn

Festohet shekulli i parë nga “Woman Made”


Libri i shkruar nga arkitektja Jane Hall në stilin A deri në Z, bënë përmbledhjen e punës së stilistëve ikonike dhe të panjohur të produkteve të grave përgjatë një shekulli, përfshirë Ray Eames dhe Isle Craëford.

Libri Woman Made: Great Woman Designers wshtw e lëshuar nga Phaidon, e cila mbledh punë nga më shumë se 200 stilistë që vijnë prej mbi 50 vende të botës.

Ky libër është i lidhur me një xhaketë lëkure me ngjyrë nenexhiku nga studioja me qendër në Berlin Ariane “Spanier Design”.

E veçanta e kësaj është se përmban imazhe të produkteve të dizajnuara nga gratë në një format A deri në Z, dhe i gjithë stili është organizuar nga mbiemrat e të gjitha pjesëmarrësve të këtij ekipi.

Po ashtu, çdo grua eksplorohet përmes një imazhi të një prej modeleve të tyre të dukshme dhe një pjese shoqëruese të tekstit të shkruar nga Hall.

Arkitektja Hall cilësohet si një anëtare themeluese e studios fituese të çmimit Turner, Assemble.

Hall shpjegoi se libri “Woman Made”, fokusohet në objekte funksionale që mund të gjenden në shtëpi, pra nuk përmban artistë, stilistë apo stilistë grafikë.

“Ju keni gra të ulura pranë njëra-tjetrës, kështu që ju keni dikë si arkitektja Zaha Hadid e vendosur mes stilistes suedeze, Greta Grossman dhe asaj amerikane Virginia Hamill, e cila punonte në dyqane”, ka shtuar Hall për Dezeen.

Po ashtu, autorja thotë se “këta libra janë vërtet të rëndësishëm sepse ato thjesht i bëjnë gratë më të dukshme”.

Hall studioi arkitekturë në King’s College Cambridge dhe Royal College of Art në Londër.

Ajo është një arkitekte dhe autore e cila bashkëthemeloi kolektivin arkitektonik me bazë në Londër, Assemble në vitin 2010.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore