Renovimi i Muzeut Kombëtar pa afat përfundimi, punonjësit paguhen pa qenë në punë

Renovimi i Muzeut nuk ka afat përfundimtar, çka ka krijuar një boshllëk të madh për Kosovën, veçanërisht gjatë periudhës kur muzeu vizitohet nga shumë turistë. Nga ana tjetër, punonjësit vazhdojnë të paguhen pa qenë të pranishëm në vendin e punës.