
Adhuruesit e garës muzikore, festivalit “Kënga Magjike”, nuk do të kenë mundësinë t’i shijojnë performancat e artistëve shqiptarë gjatë këtij viti.
Kjo pasi që, siç ka mësuar “Prive”, transmeton AlbanianPost, festivali, nga i cili buruan dhjetëra hite përgjatë dekadave, e ka anuluar edicionin e këtij viti – kësisoj, duke shënuar pauzën e dytë që prej vitit 1999, kur ka nisur rrugëtimin ky eveniment muzikor.
Një pauzë tjetër ishte vendosur edhe në vitin 2020 – “Kënga Magjike” e atij viti, nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Coronavirus.
Akoma nuk është publikuar një konfirmim zyrtar e as një sqarim nga ana e organizatorëve të festivalit mbi anulimin e evenimentit për këtë vit, duke lënë kështu nën hije, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi të papritur.
Përndryshe, “Kënga Magjike” është një garë muzikore e përvitshme që organizohet nga televizioni shqiptar Televizioni Klan, nën drejtimin dhe prezantimin e Ardit Gjebreas.
Përgjatë më shumë se 20 viteve, ky festival kishte arritur të mbledhë emrat më eminentë të muzikës shqiptare, duke përfshirë: Nora Istrefi, Xhensila Myrtezaj, MC Kresha, Fifi, Flori Mumajesi, Besa Kokëdhima, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, e plot të tjerë.
Po nga ky festival buruan hite të shumta në diskografinë e muzikës shqipe, të tilla si: “Jo se di” nga Laura Nezha, “Vuj” nga Ronela Hajati, “Humbur” nga Samanta Karavella, “Shooting Star” nga Noizy, Aleksander & Inis Gjoka “I njëjti do mbetem”, e të tjera.
Në anën tjetër, edicionin e fundit të “Këngës Magjike” e ka fituar këngëtarja, Marsela Cibukaj me këngën “I paftuar” – e njëjta këngë, aktualisht numëron afro 700 mijë klikime në platformën, YouTube.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez thotë se “gratë bëhen më tërheqëse ndërsa rriten”, thekson se “nuk njeh kufij”
-
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2024” vjen me ndryshime thelbësore
-
Taylor Swift, artistja më e dëgjuar për vitin 2023 në shërbimin e transmetimit Spotify
-
Beyonce thotë se “Blue Ivy i pa kritikat në rrjet, por nuk u dorëzua, veç reflektoi”
Lajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto