Art&dizajn

Festivali i Fenerëve që ndriçoi në mënyrë unike rrugët e Seulit


Festivali i Fenerëve - Kore e Jugut

Ka përfunduar një festivalet kulturore më unike të Seulit – Festivali i Fenerëve, i cili kishte ndriçuar rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut për të 13-tin vit radhazi, duke kënaqur të pranishmit, vendas e turistë.

Një fëmijë shijon atmosferën, ndërsa viziton Festivalin e 13-të të Fenerëve të Seulit në zonën Cheonggyecheon të Seulit.

Festivali i Fenerëve të Seulit nisi më 26 nëntor për të ndriçuar qendrën e qytetit me më shumë se 80 fenerë letre, për një periudhë 10-ditore deri më 5 dhjetor – bazuar në të dhënat e Qeverisë Metropolitane të Seulit dhe Organizatës së Turizmit të Seulit (STO ).

Motoja e sivjetme ishte një temë që synon të shërojë dhe t’u japë paqe qytetarëve pas një periudhe shumë të vështirë me Coronavirus.

Njerëzit duke vizituar Festivalin e 13-të të Fenerëve të Seulit në zonën Cheonggyecheon.Pasi u nda në katër lokacione të ndryshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit festivali u kthye në shtëpinë e tij përgjatë Përroit Cheonggye që përshkon qendrën e Seulit.

Me kthimin e turizmit në Korenë e Jugut, festivali është mbajtur në respektim të rreptë të rregullave të karantinës, ndërsa vizitorët është dashur t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe regjistrimit përpara se të lejoheshin të hyjnë.

Një çift duke bërë një selfie, teksa vizitojnë Festivalin e Fenerëve, në zonën Cheonggyecheon të Seulit,

Organizatorët kishin zhvilluar gjithashtu një version virtual të këtij festivali, i disponueshëm në internet, i cili u lejonte të ftuarve të vizitojnë 10 ekspozita të ndryshme duke përdorur teknologjinë AR.

Në fillim të këtij viti, bordi i turizmit të Seulit priti një konkurs mbarëkombëtar të fenerëve prej letre për një hyrje të veçantë në festival. Feneri fitues me temë pylli është paraqitur së bashku me 82 paraqitjet e tjera.

Një grua duke pozuar përgjatë vizitës së saj në Festivalin e Fenerëve.

Përveç që ofrojnë dritë gjatë ditëve më të shkurtra të dimrit, fenerët prej letre përfaqësojnë ardhjen e periudhës festive në kulturën koreane.

Sipas tyre është një kohë kur njerëzit mund të harrojnë problemet e jetës për një kohë të shkurtër dhe të kënaqen me aktivitete argëtuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore