Lajme

Festa italiane që i hap udhën Krishtlindjeve


Më 8 dhjetor, Italia kremton një festë familjare që shënjon fillimin e periudhës së Krishtlindjeve, e cila quhet “Festa e Ngjizjes Hyjnore”.

Kjo festë katolike merr emrin e pazakontë, për shkak të momentit të ngjizjes së Marisë.

Nëna e saj, Shën Ana, sipas besimit katolik, mbeti shtatzënë në mënyrë biologjike.

Por, ngjizja mbeti ‘e papërlyer’ sepse Zoti ndërhyri, duke e shfajësuar Marinë nga mëkati fillestar.

Sipas dogmës katolike, të gjithë njerëzit lindin me një mëkat fillestar, prandaj foshnjat pagëzohen menjëherë pas lindjes.

Ky akt i bën ata “të denjë” për të hyrë në Parajsë.

Ngjarja është shënuar që në fillim të shekullit të shtatë dhe u shpall zyrtarisht për herë të parë si ditë e shenjtë nga Vatikani në vitin 1854 nga Papa Piu IX.

Si festohet?

Këtë vit, natyrisht, për shkak të kufizimeve të coronavirus-it, nuk do të ketë tubime dhe evente publike.

Zakonisht më 8 dhjetor, Papa vendos një kurorë në këmbët e Colonna della Immacolata 12 metra të gjatë.

Ajo ndodhet pranë statujës së Madonna-s (epitet për Marinë e Nazareth-it) në Sheshin Mignanelli të Romës.

Për italianët do të thotë gjithashtu një ditë pushimi nga puna (nëse festa bie në një ditë jave) dhe mbledhje për një drekë të madhe familjare.

Ka plot festime të tjera që krijojnë një atmosferë festive në rrugë dhe sheshe anembanë vendit, me parada, muzikë dhe argëtim në rrugë.

Në Abruzzo është tradicionale të festosh rreth një zjarri, me zjarr që simbolizon pastërtinë, pjellorinë dhe dashurinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore