Sport

Fernandes injoron Ronaldo-n (VIDEO)


Futbollisti i Manchester United-it, Bruno Fernandes, në një video të postuar duket se e ka injoruar shokun e tij të skuadrës dhe të kombëtares, Cristiano Ronaldo-n.

Sa ishin në zhveshtore në grumbullim me kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo ia zgjati dorën Fernandes-it, por ky i fundit duket se hezitoi, ku mund të shihet në videon e mëposhtme.

Nga ky veprim i tij, Ronaldo mbeti i habitur, por gjithsesi dy portugezët shtrënguan duart.

Kujtojmë që para pak ditësh Ronaldo “goditi” ekipin e Manchester United, duke thënë se ata nuk e kanë respektuar.

Lojtarët dhe punëtorët tek United thuhet se janë jashtëzakonisht të mërzitur me reagimet e bëra nga Ronaldo dhe sjellja e Bruno Fernandes e dëshmoi këtë gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore