Sport

Felipe Melo imiton Lewandowski-n


Pasi Bayern Munich fitoj Champions League-n e 6-të në histori të klubit, sulmuesi polak, Robert Lewandowski, në mediat sociale postoi një foto ku shihet në shtrat me trofeun me vesh të mëdha.

Si duket Robert Lewandowski ka qenë inspirim edhe për futbollist të tjerë, të cilët kanë vepruar njejtë si ai.

Të dielën u zhvillua edhe finalja e Copa Libertadores mes Palmeiras dhe Santos, ku Palmeiras arritën të fitonin trofeun.

Pas përfundimit të ndeshjes, me një postim në Instagram, Felipe Melo postoi një video ku shihet duke shkuar në shtrat bashkë me trofeun e Copa Libertadores.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore