
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka bërë të ditur se ka miratuar vaksinën e parë për të parandaluar sëmundjen e shkaktuar nga virusi chikungunya.
Vaksina me një dozë të vetme, Ixchiq, e prodhuar nga Valneva Austria GmbH, është miratuar për të rriturit që janë në një rrezik të shtuar të ekspozimit ndaj virusit.
Ixchiq iu dha emërtimi i terapisë së shpejtë dhe përparimtare, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.
Chikungunya, një sëmundje e shkaktuar nga mushkonjat, emri i së cilës në dialektin Makonde të Afrikës do të thotë “përkulje nga dhimbja”, nuk ka asnjë trajtim specifik dhe mund të jetë dobësuese dhe madje vdekjeprurëse për të sapolindurit.
Ekspertët e shëndetësisë e konsiderojnë atë si një kërcënim në rritje për shëndetin global të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, me të paktën 5 milionë raste në 15 vitet e fundit, megjithëse vdekjet dhe sëmundjet e rënda janë të rralla, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Njerëzit më të rrezikuar nga infeksioni jetojnë në Afrikë, Azinë Juglindore dhe pjesë të Amerikës, ku mushkonjat që bartin chikungunya janë endemike, por kriza klimatike e ka çuar virusin në pjesë të reja të botës.
“Përpara vitit 2006, virusi u identifikua rrallë edhe tek udhëtarët amerikanë”, thotë Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, por studimet identifikuan nja dy duzina raste në udhëtarët amerikanë midis vitit 2006 dhe vitit 2013.
Në fund të vitit 2014, rastet që vinin nga transmetimi lokal ishin raportuar në pjesët më të ngrohta të SHBA-ve: Florida, Teksas, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër.
Njerëzit që sëmuren me chikungunya zakonisht kanë ethe dhe mund të zhvillojnë dhimbje kyçesh.
Ata gjithashtu mund të kenë dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe skuqje.
Për disa, dhimbja e kyçeve mund të jetë dobësuese dhe mund të zgjasë me vite. Rreth 20% deri në 30% të rasteve pritet të bëhen kronike, tregojnë studimet.
Ixchiq përmban një version të gjallë, të dobësuar të virusit, kështu që mund të shkaktojë simptoma që janë të ngjashme me një infeksion.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çfarë janë vitaminat dhe si ndikojnë ato në shëndetin tuaj?
-
Pesë përfitimet shëndetësore nga konsumimi i pjeshkave
-
“Kërcënimi i sëmundjeve të frymëmarrjes është në zhvillim e sipër”, thotë drejtoresha e CDC-së, Mandy Cohen
-
Shtim në peshë? Si të mposhtni oreksin e rremë dhe të zvogëloni urinë “e padobishme”
Lajmet kryesore
-
Ambasadori amerikan u shpjegon politikanëve ashpërsinë e sanksioneve ekonomike
-
Në ditën e të drejtave të njeriut, Begaj kujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale: Shënjoi historinë
-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë
-
KFOR-i është gati për çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë, thotë komandanti Ulutas