Euro 2020

Faza e grupeve të Euro 2020, drejt mbylljes


Të dielën, Italia dhe Uellsi ishin emrat që avansuan tutje në fazën me eliminim nga grupi A.

Sot, këta emra do të mësohen edhe për grupin B dhe C.

Në këto dy grupe, nga një skuadër dihet, kurse ka mbetur që të zgjidhet edhe vendi i dytë.

Në grupi B, Belgjika avansoi tutje pas fitores kundër Danimarkës.

Kurse, në luftë janë ende Rusia dhe Finlanda dhe Danimarka.

Belgjika përballet me Finlandën, kurse Rusia dhe Danimarka është takimi i tjetër.

Cilat janë mundësitë?

Nëse Belgjika fiton përballë Finlandës, dhe Danimarka fiton përballë Rusisë, tre skuadra do të kenë të njëjtën kuotë pikësh.

Atëherë, vendi i dytë do të vendosej nga një sistem i veçantë, që sheh goldallimin e tre skuadrave në ndeshjet me njëra-tjetrën.

Nëse të dy ndeshjet përfundojnë barazim, situata mbetet e njëjtë, me Rusinë që kualifikohet si e dyta, për shkak të fitores në ndeshjen direkte me Finalndën.

Në rast se Finlanda fiton, por edhe Danimarka, finlandezët përfundojnë në vendin e parë, kurse Belgjika në vendin e dytë.

Çdo tjetër kombinim, kualifikon skuadrën me rezultat më të mirë nga dyshja Finlandë – Rusi.

Grupi C

Holanda është kualifikuar në raundin tjetër, si e para.

Fitorja në ndeshjet direkte përballë Austrisë dhe Ukrainës do të thotë që tulipanët nuk mund të humbin vendin e parë në asnjë skenarë.

Vendi i dytë mbetet të zgjidhet mes Ukrainës dhe Austrisë në ndeshjen direkte.

Maqedonia e veriut është e eliminuar, dhe ndeshjen e fundit e luan përballë Holandës, thjesht për statistikë.

Skuadrat e përfshira në të dy grupet, do të mendojnë edhe për vendin e tretë, që i kualifikon katër më të mirat e gjashtë skuadrave të treta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore