Lajme

Faton Peci i ndan subvencione axhës së Glauk Konjufcës – “qeveritë tjera na refuzonin, kjo qeveria na dha subvencion, s’na ka ndihmuar Glauku”


Familjarët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë përfituar subvencione në bujqësi në vlerë prej 50 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

Tomor Konjufca ka thënë pwr Albanian Post se kanë përfituar për herë të parë subvencione nga Qeveria Kurti, meqë arsyetohet se u refuzuan nga ato parapraket.

Por, Tomori e mohon kategorikisht që kreu i Kuvendit pati ndikim që të përfitojnë nga shteti. Thotë se familja e tij merren me bujqësi qe tri dekada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore