Lajme

Familjarët e amerikanëve të marrë peng nga Hamasi kërkojnë kthimin e tyre


Familjarët amerikanë të personave të zhdukur që mbahen peng nga Hamasi kanë mbajtur një konferencë emocionale për shtyp në Tel Aviv.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë izraelite dhe amerikane që të kthejnë të dashurit e tyre.

Një grua ka përshkruar se si djali i saj u mor nga një festival muzikor, ku u vranë 260 njerëz.

Sipas dëshmitarëve, djali i saj, i cili kishte humbur krahun nga bërryli e poshtë, u fut në një kamionçinë me dy vajza të reja dhe tre burra të tjerë.

Familja, e cila fillimisht u rrit në Çikago përpara se të transferohej më vonë në Izrael, e ka përshkruar djalin si “të qeshur dhe argëtues”.

Një tjetër person ka rrëfyer bisedën e fundit me nënën e tij, 66 vjeçe, e cila u mor nga shtëpia e saj mëngjesin e së shtunës.

“Dua të sjell përpara përgjegjësinë që ka qeveria izraelite për të rikthyer të gjithë pengjet”, ka thënë ai mes lotësh.

“Dua të flas gjithashtu për përgjegjësinë që ka administrata amerikane për jetën e çdo qytetari amerikan që ndodhet atje; ata janë përgjegjës për t’i kthyer qytetarët amerikanë në shtëpi shëndoshë e mirë. Nuk presim asgjë më pak”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore